Connect with us

Kosova

Mosbesim i madh i komunitetit ndërkombëtar ndaj Albin Kurtit/ Maliqi skanon situatën

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se në qarqet ndërkombëtare ka një mosbesim të madh ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe thekson se ura në Ibër do të hapet, por jo tani. Kurse ne lidhje me Marrëveshjen e  Ohrit, ai u shpreh se është më e keqe se ajo e arritur nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

“Ura patjetër do të jetë e hapur, por jo tani. Kurti kur ishte në opozitë tha se do ta zgjidhte lehtë situatën me serbët sepse do të shkonte të bisedonte me ta, por nuk e bëri. Për përgjimin e bisedës mes Mimozës dhe Kusari Liles me Milan Radoicic, Maliqi deklaroi se “Problemi është ne dyfytyrësinë e politikanëve tanë, kur janë në opozitë thonë një gjë, kur vijnë në pushtet thonë diçka tjetër. Persa i përket urës, me marrëveshjet e arritura më herët, ajo duhet të ishte e hapur, por tani është një proces shumë i gjatë kushtëzimi sepse palët nuk janë të kënaqura me marrëveshjen përfundimtare për normalizim të plotë” – theksoi analisti politik, duke potencuar se bashkësia ndërkombëtare ka mosbesim të madh ndaj Kurtit.

“Në një moment te dyte ai patjetër do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Projektstatutin e Asociacionit sepse ka garanci nga perëndimi që nuk do të krijohet një nivel i dytë qeverisjeje. Unë nuk jam ekspert dhe nuk e kam parë marrëveshjen, por besoj se Perëndimi që na dha pavarësinë është i interesuar ta përfundojë këtë proces, por jo me kusht që serbët e veriut të rebelohen dhe gjërat të përkeqësohen me Serbinë, sepse është më shumë në lojë se ne. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është mes Perëndimit dhe Lindjes” – deklaroi Shkelzen Maliqi

Advertisement