Connect with us

Aktualitet

Trupi i tij u dogj nga flakët, flet i moshuari: Infermierja më tha turp që proteston

Kujtim Emiri, babai i aktores Juli Emiri, pësoi djegie të rënda gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Një molotov i hedhur nga protestuesit drejt godinës, një efektiv policie, në një akt skandaloz e shtyu me këmbë drejt turmës së protestuesve, duke bërë që ai të shpërthente në këmbët e Kujtim Emirit dhe trupi i tij të përfshihej nga flakët.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, teksa në një intervistë telefonike për një emision televiziv ka dhënë detaje të asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës në protestën e opozitës

Sipas tij, djegia që ka pësuar ka ardhur për shkak të mungesës së profesionalizmit të Policisë së Shtetit, ndërsa tha se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nuk e ka vizituar në spital.

Njëri oprej dy policëve që ishte në dhomën e spitalit ku po merrte ndihmë mjekësore, sipas Emiri, u detyrua të linte spitalin për të takuar ministrin Hoxha, propagandë kjo e përdorur nga ky i fundit.

Protestuesi Kujtim Emiri shprehu keqardhje që sipas tij, jo vetëm policia dhe institucionet e tjera po shërbejnë si militantë të pushtetit, por edhe shëndetësia është bërë pjesë e saj.

Emiri thotë se aktualisht po merr mjekim te Trauma për djegie të shkallës së tretë dhe bashkë me të në dhomë është edhe një punonjës policie.

Kujtim Emiri: Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protestë.

Në shumë zona ka arritur në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrët e poshtme. Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu, por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën.

Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi. Më vjen keq nga deklaratat e minsitrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonon, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njerëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërshtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje.

Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë, njëri që iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët, që ishte më mirë, e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim.

Advertisement