Connect with us

Politike

Erdogan në Tiranë/ Shpërthen analisti: Rama e dërgoi Shqipërinë në një qorrsokak ndërkombëtar

Gazetari Genc Burimi ka komentuar vizitën 7 orëshe të Erdogan në Tiranë dhe ka renditur një sërë arsyesh se pse Edi Rama sot e ka dërguar Shqipërinë në qorrsokak diplomatik ndërkombëtar.

Ai shton se rreziku i madh sot është që, Shqipëria nuk po merret seriozisht nga partnerët Europianë dhe pyet nëse Rama do të zgjedhë Perëndimin apo orientin?!

“Shqipëria është vend mik i Izraelit, sa herë ka shkuar atje, dhe pranon në mes të xhamisë të bëhet politikë, ku Erdogan i thotë Shqipërisë, të marrësh pjesë në përpjekjet tona kundër Izraelit.

Atë që nuk e thonë në Shqipëri, e thonë mediat franceze, që Erdogan është shprehur duke thënë se, i ka vendosur temën e Izraelit, në prioritetet e takimeve të mia me Ramën.

Nga mediat franceze kërkojmë që Erdogan ka kërkuar që Shqipëria të vendosë si prioritet luftën ndaj organizatës FETO, në Shqipëri, kur kjo organizatë nuk është terroriste në Europë. Pra, i thotë Shqipërisë që të marrë pjesë kundër një organizate që nuk është terroriste në Europë dhe Shqipëria ka ndihmuar Turqinë, duke dorëzuar në Ankara, profesorë, duke i ekstraduar si anëtar të Gylenit.

Bëhet me Turqinë kundër Izraelit dhe kundër Gylenit.

E tha dhe Berisha, ai vjen në Tiranë, mirë që nuk përmend asnjë fjalë që ajo xhami është projektuar në 2013 nga qeverisja e PD, por sjell dhe përçarje se nuk ftohet kryetari i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë.

Çfarë kupton Rama me dhuratë dronesh, se di që Shqipëria ka blerë drone ‘Bajraktar’. Rama duhet të sqarojë, janë dhuratë apo të blera me paratë e shqiptarëve.

Ky Erdogan shkon në Serbi dhe do të bëjë një marrëveshje ushatarake. Si mund të armatosë edhe Serbinë e Shqipërinë.

Sot Rama e ka dërguar Shqipërinë në një qorrsokak diplomatik ndërkombëtar.

Rreziku i madh sot është që, Shqipëria nuk po merret seriozisht nga partnerët Europianë. Perëndimi është shumë i ndjeshëm ndaj Erdogan.

Rama do të zgjedhë Perëndimin apo orientin”, tha Genc Burimi.

Advertisement