Politike
‘Kriminelë me uniformë’/ Berisha: Me porosi të Ramës goditën Metën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Brisha ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Berisha shprehet se kriminelë me uniformë, rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës, ish-Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
Berisha shkruan në rrjete sociale se dënon me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz.
Postimi:
Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta!
Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz!
The Albanian Police (criminals in uniform), folloëing the orders of Edi Rama, abducted and punched in the head, in public the former President, former Prime Minister, and former Speaker of Parliament, Ilir Meta.
I strongly condemn their monstrous act!