Politike
Protesta e PD shkon ne Strasburg/ Zbulohet skenari i demokratëve
Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike, raporton në radhët e opozitës Top Channel.
Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tubohet me mbështetës nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojë tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri, raporton Top Channel.
Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Reneë Europe”.
“Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë”, ishte shqetësimi i shprehur nga demokratët në këtë takim.
Disa nga deputetët qe ndodhen ne Strasburg sot:
- Edmond Spaho
- Gazment Bardhi
- Lefter Gështenja
- Helidon Bushati
- Ramadan Likaj
- Flamur Hoxha
- Flamur Noka
- Edi Paloka
- Agron Gjekmarkaj
- Jorida Tabaku
- Albana Vokshi
- Oerd Bylykbashi
- Asllan Dogjani
- Isuf Çela
- Dhurata Çupi
- Elda Hoti
- Qani Xhafa
- Lindita Metaliaj
- Xhelal Mziu
- Kasem Mahmutaj
- Kastriot Piroli
- Ilda Dhori
- Bledion Nallbati
- Saimir Korreshi
- Petrit Doda
- Zheni Gjergji