Kosova
BETEJA E HUMBUR/ Beogradi insiston në SHBA dhe Europë për Kosovën
Marko Savković, studiues i lartë në Qendrën për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri, Fondi ISAC duke folur per zgjedhjet e nentorit ne SHBA, tha se
nuk është më i sigurt qe Trump, nëse fiton, “do t’i sjellë diçka të mirë Serbisë dhe dialogut me Kosovën.
Sipas tij, në rast të fitores së Donald Trump, disa liderë ballkanikë, veçanërisht Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, “do të kishin më shumë akses dhe kontakte të nivelit të lartë në Uashington sesa në vitet e mëparshme”, por kjo do të funksiononte për ta, veçanërisht “nëse ata kënaqin interesat e biznesit të Trump”.
Ai u deklarua se shpreson qe Beogradi dëshiron të kuptojë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “është një proces dhe problem evropian, që nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me procesin e integrimit evropian, pra tani edhe me Planin e Rritjes.
“Gjithçka tjetër, duke përfshirë njoftimet për kthimin në ombrellën e OKB-së, e konsideroj si një betejë të humbur. Por kjo është arsyeja pse Beogradi mund (dhe duhet) të insistojë në parimin e pacta sunt servanda (parimi bazë i kontratës), ligji sipas të cilit kontrata e lidhur është ligji për palët kontraktuese), respektimi i të drejtave kolektive të komunitetit serb në Kosovë dhe bashkëpunimi rajonal” – theksoi Savkoviç