Connect with us

Politike

Berisha: Shqipëria 3 orë në duart e opozitës! Narko-regjimi dridhet

Lideri i Partisë Demokratike ka përshëndetur protestën e opozitës pasditen e sotme, ku bllokuan për 3 orë 6 akset kryesore të vendit në shenjë mosbindje civile dhe ku u përsëritën kërkesat për qeveri teknike, lirimin e liderëve të opozitës dhe kthimin e vendit në normalitet.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se mosbindja civile ka dridhur narko-regjimin.

“Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë!”,- shkruan kreu i PD, i cili ndodhet në arrest shtëpie me urdhër politik të Edi Ramës që prej dhjetorit të vitit 2023.

Postimi:
Shqipëria 3 orë në duart e opozitës! Narko-regjimi dridhet!

Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që me drejtimin, përkushtimin, organizimin, guximin që dëshmuat në këtë betejë të mosbindjes civile të opozitës kundër narko-regjimit dhe për suksesin e plotë që u arrit. Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por deshtoi. Ju qëndrestare të pamposhtur, përmbushët misionin tuaj. Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë! Fitore! #sb

Advertisement