Connect with us

Kosova

Serbia heq Kosovën nga Kushtetuta/ Avokati politikan kërkon këtë gjë nga Prishtina zyrtare

Avokati dhe ish politikani Azem Vlasi konsideroi se projektligji i miratuar nga Qeveria e Serbisë për organizimin dhe juridiksionin e organeve të drejtësisë në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës është “qesharak” dhe vlerësoi se Kosova duhet të kërkojë që Serbia të heq Kosoven nga Kushtetuta e saj.

“Ata e dinë që kjo është qesharake dhe nisen nga fakti se Kosova eshte ende në Kushtetuten e Serbisë si pjesë e saj. Sipas kësaj, duke e konsideruar Kosovën si krahinë, së pari do të duhej të vepronin ndaj të gjithë deputetëve të cilët e shpallën Kosovën shtet më 17 shkurt 2008, por e gjitha kjo është qesharake” – deklaroi Vllasi

Ai pohoi gjithashtu se Serbia gjithmonë ka synime të qarta që ta vështirësojë situatën për Kosovën dhe ta shtyjë sa më shumë çështjen e dialogut.

“Serbia gjithmonë shikon se si ta vështirësojë situatën për Kosovën. Dhe ka edhe qëllimin që dialogu të zgjerohet sa më shumë që të jetë e mundur. Më së shumti ka të bëjë me komunat veriore dhe formimin e asociacionit. Këto janë planet e Serbisë. Qëllimet Mësimi nga kjo është se Kosova duhet të shpalose gjithmonë kërkesën për ta hequr Kosovën nga Kushtetuta e Serbise dhe se po humbet kohë për dialogun” – potencoi Vllasi.

Advertisement