Connect with us

Bota

Për vendet e varfra, mblidhen 2 miliardë dollarë për vaksinën kundër COVID-19

Një program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupi për vaksina GAVI, kanë mbledhur mbi 2 miliardë dollarë, të cilat do të përdoren për të blerë dhe shpërndarë në vendet e varfra vaksinën kundër koronavirusit.

Megjithatë, ata thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme që të gjitha vendet e varfra të furnizohen me vaksinën potenciale kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Aleanca GAVI tha se këto mjete do t’i lejojnë COVAX-it –programit të OBSH-së që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për zbulimin e vaksinës për COVID-19 – që të blejë një miliard doza të vaksinës, për 92 shtete, të cilat nuk kanë mundësi që t’i blejnë vet.

“Ne kemi parë shtete dhe donatorë privatë nga e gjithë bota që kanë kontribuar që të arrihet ky qëllim”, tha shefi i GAVI-it, Seth Berkley, duke shtuar se është çështje “urgjente” po ashtu, që të financohen trajtimet për koronavirus dhe diagnostikimi.

Berkley tha se deri në fund të vitit 2020, nevojiten të mblidhen edhe 2 miliardë dollarë për diagnostikim dhe 6,1 miliardë dollarë për trajtim mjekësor.

Edhe 5 miliardë dollarë të tjera duhet të mblidhen deri më 2021, në mënyrë që të blihen doza të vaksinës kundër COVID-19, vaksinë e cila ende nuk është zbuluar.

Por, kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, javën e kaluar njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit, sipas studimeve të para, ka treguar se është efektive deri në 90 për qind. Këto kompani kanë shprehur interesimin, që sapo vaksina e tyre të miratohet për përdorim, të furnizojnë programin COVAX me doza të nevojshme.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

VIDEO E RËNDË/ Babai detyron të birin 6-vjeçar të vrapojë në pistë për të rënë nga pesha, vogëlushi humb jetën

Një 31-vjeçar në SHBA akuzohet për vrasjen e djalit të vij 6-vjeçar.

Vrasja e vogëlushit ka tronditur Gjykatën pasi 31-vjeçari Christopher Gregor, ka detyruar djalin e tij të humbë peshë duke u ushtruar.

Në video, Corey i vogël mund të shihet duke u rrëzuar, ndërsa babai i tij e ngre vazhdimisht dhe e vendos në pistën e vrapimit.

Në një moment, në fakt, 31-vjeçari shfaqet duke kafshuar fëmijën në kokë për ta detyruar të kthehet në pistë.

Mesa duket shpejtësia e pistës ka qenë aq e madhe sa djali 6-vjeçar ka rënë dhe zvarritet për t’u rikthyer sërish.

Rreth 24 orë pas ushtrimit torturues për 6-vjeçarin, nëna e tij, e cila kishte kujdestarinë e përbashkët të djalit me 31-vjeçarin, e çoi Corey-n te mjeku, ku fëmija tregoi se çfarë kishte kaluar me të atin.

Të nesërmen babai i akuzuar e çoi përsëri fëmijën në spital pasi djali u zgjua me vështirësi në frymëmarrje, konfuzion dhe të përziera.

Corey 6 vjeç
Babai 31-vjeçar që akuzohet

Kur mjekët kryen një MRI, djali pësoi një krizë dhe përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë ishin të kota.

Nga ekspertiza e parë pas vdekjes rezultoi se 6-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi të fortë në zemër dhe mëlçi. Babai i Corey u arrestua në korrik 2021 dhe përballet me një dënim të përjetshëm.

Continue Reading

Bota

Mbi 700 persona migruan gjatë vetëm një dite në brigjet britanike

Më shumë se 700 migrantë mbërritën në BM në një ditë të vetme pasi kaluan La Manshin, një rekord i ri për vitin deri tani.

Ministria e Brendshme deklaroi se 711 persona udhëtuan me 14 varka, thënë ndryshe një mesatare prej 51 personash për varkë. Totali i përkohshëm i mbërritjeve këtë vit rritet në 8 278.

Kalimet kishin arritur tashmë një rekord të ri për katër muajt e parë të një viti kalendarik dhe shifrat e fundit tregojnë se ato tani janë rritur me 34% krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 6 192, dhe janë rritur me 19% në total në këtë fazë në 2022.

Vitin e kaluar, 29 437 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe, 36% më pak nga rekord 45 774 mbërritje në 2022.

Continue Reading

Bota

Ekzekutohen dy ‘kokat e mëdha’ të mafias greke, identifikohen autorët, mes tyre edhe një shqiptar

Policia greke ka publikuar fotot dhe detaje të organizatës kriminale përgjegjëse për vrasjen e bosit të mafias Yiannis Skaftouros në Skourta Boiotia në prill 2022, të ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023 dhe tentativa për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegia e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegia e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit produktet u shkatërruan.

Mes personave që janë pjesë e bandës është dhe 26-vjeçari shqiptar, Xhonatan Pajo.Duke paraqitur rastin në fillim të muajit janar, drejtori i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, gjeneral brigade Ioannis Skouras, kishte thënë se anëtarët e një organizate ndërkombëtare të përfshirë në rastet e vrasjeve, vrasjeve në tentativë dhe në rastet e shpërthimeve dhe zjarrvënieve

 

Continue Reading

Bota

Askush nuk ka dëgjuar për të, por nga ai do të varet fati i njerëzimit

Arthur Mensch, është një i ri për të cilin shumica e njerëzve ndoshta nuk  kanë dëgjuar. Ai mbërriti në qendrën e teknologjisë në Paris muajin e kaluar i veshur me xhinse dhe një kaskë biçiklete. Ai është personi te i cili zyrtarët evropianë po llogarisin për të ndihmuar Kontinentin e Vjetër në betejën e tij të madhe me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën përsa I takon inteligjencës artificiale.

Mensch, 31 vjeç është CEO dhe themeluesi i ‘Mistral’, të cilin shumë e konsiderojnë si një nga sfiduesit më premtues të OpenAI dhe Google.

Kompania e tij erdhi në vëmendjen e botës vetëm një vit pasi ai e themeloi në Paris me dy miq të kolegjit. Ndërsa Evropa përpiqet të çimentojë pozicionin e saj në revolucionin teknologjik dhe inteligjencën artificiale,  autoritetet franceze e kanë veçuar ‘Mistral’ si shpresën e tyre më të mirë.

Inteligjenca artificiale do të përfshihet në ekonominë globale gjatë dekadës së ardhshme, dhe politikëbërësit dhe udhëheqësit e biznesit në Evropë kanë frikë se rritje dhe konkurrueshmëria do të shkaktojnë vuajtje nëse rajoni nuk ecën me këtë hap. Por pas shqetësimeve të tyre qëndron besimi se inteligjenca artificiale nuk duhet të dominohet nga gjigantët e teknologjisë si Microsoft dhe Google, të cilët mund të formojnë standarde globale në kundërshtim me kulturën dhe politikën e vendeve të tjera.

Mensch tha se “nuk ishte e sigurt nëse duhej t’u besohej” gjigantëve të teknologjisë amerikane për të vendosur rregullat bazë për një teknologji të re të fuqishme që do të prekë miliona jetë njerëzish.

“Ne nuk mund të kemi varësi strategjike.” Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi kampionë të Evropës”, ​​tha I riu francez.

Evropa ka luftuar për të prodhuar kompani të rëndësishme teknologjike në dekadat e fundit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara sollën Google, Meta dhe Amazon, Kina prodhoi Alibaba, Huawei dhe BiteDance, që zotëron TikTok, kurse ekonomia dixhitale e Evropës nuk ka arritur të përputhet me to, sipas një raporti të Komisionit Francez për Inteligjencën Artificiale.

Teknologjia gjeneruese e inteligjencës artificiale të Mistral u mundëson bizneseve të fuqizojnë chatbots, veçoritë e kërkimit dhe produkte të tjera të drejtuara nga Inteligjenca Artificiale. Kjo kompani befasoi shumë njerëz duke ndërtuar një model që konkurron me teknologjinë e zhvilluar në OpenAI.

Franca i jep mbështetje të plotë “Mistral”. Presidenti Emmanuel Macron e quajti kompaninë një shembull të “gjeniut francez” dhe priti Mensch për darkë në Pallatin Elysee.

Mbështetja e autoriteteve franceze është një shenjë e rëndësisë në rritje të inteligjencës artificiale. Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Kina, Arabia Saudite dhe shumë vende të tjera po përpiqen të forcojnë aftësitë e tyre të brendshme në një garë teknologjike që prek tregtinë dhe politikën e jashtme, si dhe zinxhirët e furnizimit global

“Mistral” doli si konkurrenti më i fortë evropian në garën globale. Megjithatë, shumë pyesin nëse kompania mund të vazhdojë me konkurrentët e mëdhenj amerikanë dhe kinezë dhe të zhvillojë një model të qëndrueshëm biznesi.

OpenAI ka mbledhur 13 miliardë dollarë dhe Mistral ka mbledhur afërsisht 500 milionë euro, ose 540 milionë dollarë, deri më tani dhe po bën “disa milionë” në të ardhura të përsëritura, tha Mensch.

Mistral pajtohet që softueri i AI duhet të jetë me burim të hapur, që do të thotë se kodi i programimit duhet të jetë i disponueshëm për këdo për ta kopjuar, modifikuar ose ripërdorur. Mbështetësit thonë se lejimi i studiuesve të tjerë për të parë kodin do t’i bëjë sistemet më të sigurta dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

OpenAI dhe Anthropic, në të kundërt, i mbajnë platformat e tyre të mbyllura. Burimi i hapur është i rrezikshëm, argumentojnë ata, sepse ka potencialin për t’u përdorur për qëllime të liga, si përhapja e dezinformatave – apo edhe krijimi i armëve shkatërruese të fuqizuara nga inteligjenca artificiale.

Nga ana tjetër, Mensch thotë se rreziku më i madh i inteligjencës artificiale është se ajo do të revolucionarizojë vendin e punës, duke eliminuar disa vende pune ndërsa do të krijojë të reja që do të kërkojnë rikualifikim.

“Po vjen më shpejt se në revolucionet e mëparshme.” Jo pas 10 vitesh, por, le të themi, në dy”, thekson Menš.

Mensch, i cili u rrit në një familje shkencëtarësh, tha se ai ishte i magjepsur nga kompjuterët që në moshë të re, duke mësuar të programonte kur ishte 11 vjeç. Ai luajti videolojëra me entuziazëm deri në moshën 15-vjeçare, kur vendosi se mund të “bënte gjëra më të mira me kohën e tij”. Pas diplomimit në dy universitete elitare franceze, ai u bë një studiues akademik në vitin 2020 në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore prestigjioze. Por ai shpejt iu drejtua DeepMind, laboratori i inteligjencës artificiale i blerë nga Google, për të mësuar rreth industrisë dhe për t’u bërë një sipërmarrës.

Një kërcënim më i menjëhershëm, tha ai, është se gjigantët e inteligjencës artificiale të Amerikës paraqesin për kulturat në mbarë botën.

“Këto modele prodhojnë përmbajtje dhe formësojnë kuptimin tonë kulturor për botën.” Dhe siç rezulton, vlerat e Francës dhe vlerat e Shteteve të Bashkuara ndryshojnë në mënyra delikate, por të rëndësishme”, thekson ai.

Me ndikimin në rritje, Mensch ka rritur thirrjet e tij për rregullim më të lehtë, duke paralajmëruar se kufizimet do të dëmtojnë inovacionin. Vjeshtën e kaluar, Franca loboi me sukses në Bruksel për të kufizuar rregullimin e sistemeve të AI me burim të hapur në Ligjin e ri të AI të Bashkimit Evropian, një fitore që ndihmon Mistral të mbajë ritmin e tij të shpejtë të zhvillimit.

Continue Reading

Bota

Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane

    

Çmimet e naftës ranë me rreth 2% të mërkurën, niveli më i ulët në shtatë javët e fundit. Analistët besojnë se rënia është ndikuar nga një rritje befasuese e rezervave amerikane të naftës së papërpunuar, shpresat për armëpushim në Lindjen e Mesme dhe vazhdimi i inflacionit në Shtetet e Bashkuara, çka po frenon uljen e normave të interesit dhe kërkesës për naftë.

Deri në publikimin e lajmit, tregu Brent, që shihet si pikë referimi për çmimet globale të naftës, shënoi një rënie prej 1.6% ose 84.94 dollarë për fuçi. Çmimi i një fuçie naftë në tregun WTI, që ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara, ra me 1.7% ose 80.54 dollarë për fuçi.

Shifrat e mëngjesit të së mërkurës tregojë se dy tregjet hënuan rënien më të madhe që nga 13 marsi, duke bërë që Brent dhe WTI të jenë pranë territorit të mbishitjes për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2023.

Agjencia amerikane për energjinë (EIA) tha se firmat energjetike rritën rezervat e naftës së papërpunuar me 7.3 milionë fuçi gjatë javës që përfundoi më 26 prill.

Ndërkohë janë shtuar pritshmëritë për arritjen e një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pas një shtytje të udhëhequr nga Egjipti për të ringjallur negociatat e ngecura edhe pse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë sulmin në Rafah.

“Tregu i naftës së papërpunuar po ndikohet nga shpresat e vazhdueshme për një armëpushim”, tha analisti Ole Hansen me Bankën Saxo. “Përveç kësaj, inflacioni në SHBA ka ulur më tej pritjet për uljen e normave”.

Rezerva Federale pritet që të mos e ulë normën bazë të interesit që ka qenë që nga korriku i vitit 2023 mes intervaleve 5.25% dhe 5.50%. Banka Qendrore filloi rritjen e interesit në mars të vitit 2022 për të luftuar inflacionin në rritje. Norma më të ulëta interesi do të reduktonin kostot e huamarrjes çka do të nxiste rritjen ekonomike dhe kërkesat për naftë./VOA

Continue Reading
Advertisement

TRENDING