Kronike
Detaji tronditës/ Si 14-vjeçari u qëllua 6 herë në zemër dhe në bark nga bashkëmoshatari
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të rëndë mes adoleshentëve.
Gazetarja Kristi Gongo, në një lidhje direkte për një emision televiziv, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku tregon se I mituri dyshohet të jetë “qëlluar gjashtë herë në zemër dhe në bark”. Sipas dëshmitarëve, thuhet se ambulanca ka ardhur më vonë dhe është dërguar me automjet në spital, nga pronarët e biznesit aty pranë.
Personi tjetër është goditur 2 herë me thikë, thotë gazetarja dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar. Sipas burimeve bëhet fjalë edhe për një djalë tjetër që është plagosur dhe po merr mjekim në një spital privat.
“Ka pasur shumë dëshmitarë në vendngjarje, por disa të tronditur nuk kanë ndërhyrë. Vetë dëshmitarët pohojnë se nuk kanë dashur të ngatërrohen. Ka pasur të tjerë që kanë tentuar të japin ndihmë, por për shkak se kanë vrapuar, e kanë pasur të pamundur”, tha Gongo.