Connect with us

Aktualitet

“Mami është e mërzitur me ju”/ Suel Çela i shkruan ish-gjyqtares: Për ty hidhemi në zjarr

Biseda të tjera janë zbardhur dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, ku u lëshuan 18 urdhër arreste. Në bisedat e zbardhura Megi Fetahu, vajza e ish-gjyqtares së Pajtime Fetahut është ankuar se mamaja është mërzitur me Suel Çelën dhe vëllain e tij Marion. Ajo është ankuar se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në shumë raste, si ai i Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit. Më tej ajo shprehet se nëna ka thënë se ata e marrin vetëm kur kanë halle.

“Mami dje në dark kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe m’the ka thënë Mario u gëzova tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin. Thërret Mario tha unë në Tr i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi. Thotë shoku tha ik në Tr tako Gencin iki në Tr. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund ti kisha marrë shume lek të tjerëve s’ja kam bëë. Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushurinin ia bëra. Për Rukën. Bej amnistin e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”, i shkruan Megi, Klausit.

Ndërsa, pas kësaj bisede Suel Çela kërkon që të takoj ish-gjyqtaren Pajtime Fetahun, ku dhe e falenderon atë për punën e saj. Ai shprehet se ajo është e rëndësishme, jo vetëm për të por dhe për të gjithë grupin.

Marjus Lulaj: Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm”.

Pajtime Fetahu: Të rrini gëzuar.

Marjus Lulaj: Faleminderit”.

Pajtime Fetahu: Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër”.

Marjus Lulaj: Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.

Pajtime Fetah: Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte nëe gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo?”.

Marjus Lulaj: Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne tkemi ciper kokës ty”.

Pajtime Fetahu: Ishalla nuk me nevojitesh haha.

Më pas, Çela i ka dërguar Fetahut 10 mijë euro përmes nënës së tij, për nderet që ajo i ka bërë.

Advertisement