Bota
Më shumë se një vit në luftë me Izraelin, Palestina gati për një marrëveshje armëpushimi
Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të reja drejt një marrëveshjeje armëpushimi qoftë edhe të kufizuar, për herë të parë që prej një viti.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin në një telefonatë të mërkurën se tani ekziston një shans për një marrëveshje të re që do të lejonte kthimin e të gjithë pengjeve, përfshirë qytetarët amerikanë, tha zyra e zotit Katz.
Optimizmi i përmbajtur po shprehet ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Jake Sullivan shkon në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu të enjten dhe më pas në Egjipt dhe Katar, që ashtu si SHBA po luajnë rol ndërmjetës për një marrëveshje.
Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërkuar që militantët e grupit palestinez të Hamasit të lirojnë pengjet e mbajtura në Gazë përpara se ai të marrë pushtetin nga Biden më 20 janar. Përndryshe, zoti Trump ka thënë se ata “do ta paguajnë shtrenjtë”.
Izraeli thotë se 100 pengje vazhdojnë të mbahen në Gazë. Shtatë besohet se janë shtetas amerikanë./ VOA