Connect with us

Bota

Presidentja e Meksikës i përgjigjet “dhëmbë për dhembë” Donald Trump

Menjëherë pas inaugurimit si president, Donald Trump ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me vendin e Amerikës Qendrore dhe emigrantët.

Për këtë arsye presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum i përgjigjet presidentit të ri të SHBA-së, duke u zotuar se do të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e kombit të saj, por pa përjashtuar mundësinë e dialogut me Trump.

Gjithashtu premton se do të mbrojë emigrantët meksikanë që ndodhen në Amerikë.

“Lidhur me dekretet që presidenti Donald Trump nënshkroi dje, do të doja të them sa vijon: Populli i Meksikës mund të jetë i sigurt se ne do të mbrojmë gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë tonë.

Ne do të veprojmë në mbrojtje të sovranitetit tonë dhe do të kërkojmë koordinim dhe bashkëpunim. Dhe ato SHBA, në çdo rast, veprojnë brenda kornizës së sovranitetit të tyre në territorin e tyre”, shprehet presidentja e Meksikës.

Sheinbaum tha se urdhrat e nënshkruara nga Trump të hënën janë shumë të ngjashme me ato të mandatit të tij të parë, por ndërkohë numri i emigrantëve që mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë është më i ulët se ishte në atë kohë.

Ndër të tjera shprehet se Meksika dhe bota do të vazhdojnë ta njohin Gjirin me emrin që mban aktualisht.

Advertisement