Connect with us

Politike

Dashamir Shehi thirrje partive politike: Mos bëni propagandë në Diasporë

Deputeti opozitar Dashamir Shehi foli  lidhur me mundësitë e LZHK-së që drejton për koalicione për zgjedhjet e 11 majit. Shehi thekson për Arbër Hitajn se shpreson për një koalicion sa më të gjerë.

‘Po ta shikojmë. Ishalla mbërrin ta bëjmë sa më të gjerë koalicionin. Po nuk e mbërritëm me këto 2-3 parti parlamentare. Me listë të hapur. Ajo që e lidh koalicionin është lista e hapur. Iu jep mundësi njerëzve të ruajnë identitetin partiak dhe ruajnë dhe autonominë. Gjykoj që partitë opozitare nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në program. Programi është si do mundim qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën. Pastaj kanë dhe diferenca, le ti ruajnë. Kjo është aleancë pluraliste. Moralin e ka te lista e hapur. Është dhe pragmatiste se thjeshton hartën politike të Shqipërisë. Ky është shtegu nëse duam të hapim një front të ri politik. Nuk ka shumë rrugë përveç bashkëpunimit.’

Më tej, Shehi flet edhe për Berishën dhe se arsyeja e ndarjes me të janë jo thjesht për non-gratën.

‘Personalisht gjykoj se Berisha ka përgjegjësitë e veta, non-grata është historia personale e tij. Mendoj se është provuar 3 herë, nuk mendoj se do sjellë gjë të re. Opozita shqiptare duhet të hapë një rrugë të re. Po mundohemi, nuk e di deri ku do mbërrijmë. Një bërthamë e kemi. Nëse na bashkohen edhe partitë e reja do jetë edhe më mirë. Mund të kenë paragjykimet e veta. I jap një sugjerim, të bashkohen me njëri-tjetrin. vetëm kështu do dalin si 2 apo 3 opozita. Se po dolëm 6 opozita, ça kuptimi ka? Nuk prodhohet sinergji politike. Kjo është mendimi im.’
Advertisement