Bota
Kryevirologu amerikan Anthony Fauci: Vaksinimi kundër COVID mund të fillojë në fund të dhjetorit
Një ditë pasi kompania Moderna njoftoi për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit 94.5 % efektive, dr, Anthony Fauci deklaroi se vaksinimi në ShBA mund të fillojë në muajin dhjetor.
Në një intervistë televizive, ai thotë se pret që vaksinat e para kundër virusit të përdoren në fund të muajit dhjetor dhe të realizohet në mënyrë të shënjestruar
Fauci thotë se fillimisht nuk do të ketë vaksinë për të gjithë popullin por vetëm për një pjesë të cilët kanë më shumë prioritet siç janë personeli shëndetësor, të moshuarit apo dhe personat në kushte të caktuara mjekësore.
“Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit. Dhe kjo do të ndodh në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë” tha Fauci.
Ndryshe, Pfizer dhe BioNTecha javën e kaluar kanë raportuar se kanë zbuluar një vaksinë që është efektive po aq sa e Modernas.