Connect with us

Kosova

E shëmtuar/ Ish-kryetari i Kushtetueses në Kosovë: Pse Kurti refuzon të dëshmojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur as këtë të hënë në Prokurorinë Speciale, ku ishte ftuar për të dëshmuar lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Në lidhje me këto refuzime të Kurtit për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale foli ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.

Ai tha se refuzimi i Kurtit për të dëshmuar është i papranueshëm dhe promovon pabarazinë e qytetarëve para ligjit si edhe e cilësoi këtë veprim si huliganizëm politik, ndërsa tregoi dhe detajet se pse, sipas tij, Kurti refuzon të dëshmojë.

“Refuzimi i Kurtit për të shkuar në Prokurorinë e Posaçme është një gjë e shëmtuar dhe nënkupton shkelje të sundimit të ligjit, sepse dërgon një mesazh të gabuar te qytetarët e zakonshëm, duke promovuar pabarazinë e qytetarëve para ligjit, kundër postulatit që askush nuk është mbi ligjin. Në këtë bazë, ai momentalisht del mbi ligjin, pasi nuk e ka fituar betejën me shtetin, sepse askush nuk mund ta fitojë, kështu që as zoti Kurti nuk mund ta fitojë” – deklaroi Hasani.

Sipas tij, Kurti ka firmosur dhe vetë për rezervat shtetërore dhe kjo është arsyeja kryesore që ai nuk do të dëshmojë, pasi mund të përfundojë nën aktakuzë.

Gjithashtu, Hasani tha se Kurti nuk do t’i shpëtojë dot shtetit ligjor, sado ta zvarrisë mosparaqitjen dhe tha se, fillimisht, parashikohet një gjobë prej 250 euro dhe më pas marrja me forcë.

Advertisement