Aktualitet
FOTO/ Protestuesit para Kryeministrisë, bie ndjeshëm pjesëmarrja
Protesta studentore po vijon pasditen e sotme në ditën e 16-të.
Edhe këtë të mërkurë, protesta nisi në Rrugën e Durrësit, ku pikërisht para godinës së Ministrisë së Arsimit, studentët dhe gjimnazistët pjesëmarrës vijuan me thirrjet e tyre kundër qeverisë.
Më tej, përmes marshimit, protestuesit iu drejtuan bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u vendosur para Kryeministrisë, ku poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama po kërkohet dorëheqja e tij.