Connect with us

Aktualitet

Rimbursim për pacientët me Covid në banesë, Manastirliu flet edhe për muajt e dimrit

Pacientët me Covid që marrin shërbim në banesë do të përfitojnë rimbursim 100 përqind të trajtimit me medikamente.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë, ka deklaruar se 1.2 milard lekë janë vendosur për rimbusimin e trajtimit ambulator në banesë.

“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti I shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që ështe edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Në kuadër të planit për përballimin e situatës vjeshtë-dimrin, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon vaksinimi ndaj gripit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, sipas planifikimi të Instituit të Shëndetit Publik.

“Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *