Politike
Amerika po rikthehet, së paku duke u vetëpastruar nga duart e fëlliqura që vulosën non grata Sali Berishën

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka komentuar largimin nga shërbimi diplomatik i SHBA-së, i Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA në Tiranë.
Sipas Strazimirit ‘duart amerikane’ që kontrolluan drejtësinë, apo që kërcënonin deputetët e PD-së nëse nuk votonin siç duhet, ose nëse përkrahnin Sali Berishën, nuk janë më amerikane.
Reagimi i Gent Strazimirit:
‘Duart amerikane’ që dekoruan, shpërndanë medalje e tituj ‘kampion’ për ish-persekutorët e PPSH që arrestuan liderët e opozitës shqiptare, nuk kanë më gjë në dorë…
‘Duart amerikane’ që i shtrëngonin lakun në fyt opozitës, që organizonin protesta kundër saj, që i shkruanin sms ‘informuese’ deputetëve të saj se ç’pasoja do kishin (?!) po të mos votonin ‘siç duhet’ në parlament apo nëse përkrahnin Sali Berishën, janë fshirë nga çdo listë zyrtarësh të Departamentit të Shtetit!!!
Amerika po rikthehet, së paku duke u vetëpastruar nga duart e fëlliqura që abuzuan e përfituan personalisht me ndjenjat pro-amerikane të kombit më pro-amerikan në glob!
Kjo nuk është pak e, unë personalisht më shumë se kaq nuk kam dashur kurrë!

