Bota
Presidentja e KE-së: Sot do të lidhet kontrata me CureVac për 405 milionë doza të vaksinës anti-Covid
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka njoftuar se sot do të nënshkruajë një kontratë me Komapinë CureVac për të blerë deri në 404 milion doza të vaksinës anti-Covid. Në një postim në Twitter ajo është shprehur se nëse vaksina nga CureVac do të rezultojë efektive ajo do t’i shpërndahet të gjithë vendeve. Më tej ajo ka thënë se Evropa ka nevojë për një vaksinë të sigurtë pasi përhapja e infektimeve është shumë e lartë. Ajo gjithashtu ka thënë se kjo është kontrata e 5-të që KE-ja ka bërë me kompanitë farmaceutike për vaksinën anti-Covid.
“Jam e lumtur të njoftoj se nesër do të autorizojmë një kontratë të re për të siguruar një tjetër vaksinë Covid-19 për evropianët dhe kjo kontratë do të na lejojë të blejmë deri në 405 milion doza të vaksinës të prodhuar nga kompania evropiane CureVac. Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në Evropë dhe ne kemi nevojë për një vaksinë të sigurt. Ne ende nuk e dimë se cila do të jetë më e sigurta dhe më efektive, por në çdo rast Agjencia Evropiane e Barnave do ta autorizojë atë vetëm pas një vlerësimi të fuqishëm. Ne i dhamë fonde CureVac disa muaj më parë ne e bëmë atë për të mbështetur përparimin në këtë vaksinë, e cila tani është e prekshme. Nëse vaksina rezulton efektive dhe e sigurt, çdo shtet anëtar do ta marrë atë. në të njëjtën kohë, në bazë proporcionale me popullatën dhe në të njëjtat kushte. Kjo është kontrata e pestë me një kompani farmaceutike për portofolin tonë të vaksinave kundër Covid-19” ka thënë ajo
Vaksina anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 90% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%.