Connect with us

Bota

Covid-19 në SHBA, mbi 1 milion fëmijë diagnostifikohen me koronavirus

Edhe pse kanë një sistem imunë shumë më të fortë dhe nuk preken lehtësisht nga Covid-19 në SHBA janë prekur 1.039.464 fëmijë me COVID-19 deri më 12 nëntor,  theksoi në një publikim Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Në deklaratë thuhet se gjatë javës së fundit u regjistruan 111.946 raste të reja të koronavirusit te fëmijët, 11.55 e totali të rasteve të reja.

E vlerësoj këtë shifër si tronditëse dhe tragjike. Ne nuk kemi parë një virus të përhapet aq shpejt nëpër komunitetet tona në këtë mënyrë pasi më parë kemi pasur vaksina për fruth dhe poliomielit”, tha presidentja e AAP-së, Sara Goza.

Në fjalën e saj ajo theksoi se është e nevojshme një strategji e re mbarëkombëtare, për të kontrolluar pandeminë dhe që të përfshijë zbatimin e masave të provuara të shëndetit publik si përdorimi i maskës dhe distancimi fizik.

Megjithatë si për shumicën e njerëzve shpresa e vetme duket të jetë vaksina.

Përderisa ne presim që një vaksinë të testohet dhe licencohet për të mbrojtur fëmijët nga virusi që shkakton COVID-19, ne duhet të bëjmë më shumë tani për të mbrojtur të gjithë në komunitetet tona. Kjo është edhe më e rëndësishme teksa i afrohemi dimrit, kur njerëzit natyrisht kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura ku është më e lehtë për t’u përçuar virusi”, shtoi ajo.

Sipas një sondazhi kombëtar të realizuar nga AAP, 27 përqind e prindërve raportuan përkeqësim të shëndetit mendor për veten e tyre, ndërsa 14 për qind raportuan përkeqësime të këtilla për fëmijët e tyre. Pandemia ka ndikuar gjithashtu në aspektin akademik të fëmijëve dhe stabilitetin e familjeve.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *