Connect with us

Bota

Rusi, shënohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19

Me 442 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, në Rusi shënohet shifra “më e lartë e vdekjeve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 22.410 raste të reja, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.971.013, ndërsa me 442 vdekje të reja regjistrohet shifra “më e lartë e vdekjeve ditore”, duke e rritur në 33.931 numrin gjithsej të viktimave.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.475.904, me 22.055 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 1,2 për qind, ndërsa 24,8 përqind të rasteve të reja janë asimptomatike.  Në Moskë janë regjistruar 5.882 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 522.456, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 7.933, me 74 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 69,5 milionë teste, përfshirë 438 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Më 28 tetor, Rusia shtrëngoi masat parandaluese kundër virusit, sipas të cilave, qytetarët detyrohen të mbajnë maska ​​në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë.

Po ashtu, në të gjitha qytetet, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë u ndaluan të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *