Connect with us

Kosova

HAPA PAS DHE RREZIK/ John Bolton komenton aleancën ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë

Deklarata për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes i nënshkruar në Tiranë më 18 mars nga ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, sipas ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, John Bolton, përbën “një hap prapa” dhe “një rrezik” marrë parasysh situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për gazetën serbe, Politika, diplomati amerikan, vlerësoi se në Evropë “nuk ka vend” për një aleancë tjetër ushtarake, përveç NATO-s.

“Të kesh një aleancë ushtarake alternative me NATO-n, për çfarëdo arsye, qofshin ato të drejtuara kundër Serbisë apo kujtdo tjetër, përbën një hap të vërtetë prapa dhe një rrezik që paraqet kjo situatë tani” – theksoi ish keshilltari I Trump

Sipas tij nëse NATO do të fillonte të shpërbëhej, kjo do të nënkuptonte që edhe vetë suksesi i saj ndër vite, që nga formimi në vitin 1949 dhe ruajtja e paqes dhe sigurisë midis anëtarëve të saj, do të vihej në pikëpyetje, gjë që do të kishte pasoja shumë negative, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për të gjithë Evropën.

Advertisement