Connect with us

Politike

Lulzim Basha: Rama i ka shokët në burg, nxorri shoqet të kërcenin. Hidheshin aty e u tundej silikoni

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha thotë se korrupsioni është problemi më i rëndë sot në Shqipëri.

Ai ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për këtë, teksa ka thënë se fushatën e kthen në “tallave”, pasi është i zhytur në korrupsion së bashku me ministrat e tij.

Basha ironizoi edhe çeljen e fushatës së PS-së në Tiranë, ku ministra e deputetë socialistë u panë duke hedhur valle në sheshin “Skënderbej”, duke thënë se Rama nxorri shoqet të kërcejnë, pasi shokët i ka në burg.

“Ju tundej silikoni, ju tundeshin rrobat e shtrenjta, më tha një që kishte rrip 1500 euro. Shokët i ka në burg, shoqet i kishte nxjerrë të kërcenin aty. Ky do e zgjidhë? Të merremi me qeverinë, se ka 12 vjet ky.

Ramën nuk e kam mbajt unë, e keni mbajtur ju, mediat. Edhe me Kosovën po ta shohësh, jeni për faqe të zezë, liria e medias.

Problem është korrupsioni, varfëria, çmimet. Me kë luftohet korrupsioni, me shokët që ka në burg apo me shoqet që tundeshin aty e u tundej botoksi, me tesha 2000 euro”, u shpreh Basha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Advertisement