Connect with us

Aktualitet

Manastirliu: 368,000 vaksina falas kundër gripit sezonal

Qeveria do të shpërndajë 368 mijë vaksina falas kundër gripit. Kjo është deklarata e lëshuar nga ana ana e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja thekson gjithashtu se në të gjitha qendrat shëndetësore janë mundësuar 368, 000 vaksina falas kundër gripit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Manastirliu shkruan se ekspertët e vaksinimit kanë realizuar me profesionalizëm procesin e një vaksinimi të sigurt duke mbrojtur në këtë mënyrë stafet mjekësore , të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal.

“Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

Për ccështjen e vaksinës së gripit ka pasur debate në lidhje me faktin se akoma nuk ishin shpërndarë, por sipas këtij statusi, ministrja pretendon të kundërtën, duke bërë të ditur se vaksinimi ka nisur.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *