Bota
Sulm kamikaz në një restorant, 5 të vdekur dhe 19 të plagosur
Një sulm kamikaz ka ndodhur në një restorant të kryeqytetin somalez, Mogadishu duke vrarë 5 persona dhe plagosur 19 të tjerë. Mes viktimave janë edhe dy policë.
Një zyrtar policor dhe dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër. “Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë Mohamer Abdirahman, polic në vend të ngjarjes, agjencisë së lajmeve, AFP.
Dëshmitari Abdukadir Hussein tha së në kohën e shpërthimit, në restorant ishin dhjetëra persona. “Shumë nga këta njerëz u plagosën. Personalisht pash tmerrin me sy, pasi trupat e pajetë të dy personave ishin afër meje. Shpërthimi shkatërroi gjithçka”, tha ai.
Deri më tash, askush nuk e ka marr përsipër përgjegjesinë për sulmin. Grupi terrorist Al- Shabaab që është i lidhur me Al-Kaidën, ka sulmuar shpesh caqe civile dhe të qeverisë në Mogadishu, të cilin edhe e kontrollonte deri në vitin 2011, kur u dëbuan nga trupat ushtarake të Unionit Afrikan.