Connect with us

Politike

Pensionet e ulta/ Rama ia hedh fajin Berishës: Në kohën e PD-së nuk kishte sistem pensioni, por asistence

Kryesocialisti Edi Rama ka diskutuar rreth pensioneve të ulëta të të moshuarve. I ftuar në emisionin ‘Të Paeskpozuarit’ në MCN Tv, Rama tha se në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet, nuk kishte sistem pensioni por asistence. Rama shtoi se kjo ishte diçka kriminale dhe tha më tej se pensioni del për çdokënd në bazë të kontributeve.

“Kjo është histori më komplekse se kaq. Sot ka dy blloqe pensionistësh, të ndara si ne këtu në këtë tryezë. Blloku i pensionistëve që kanë dalë në pension para se të vinim në qeveri dhe ata që kanë dalë pasi erdhëm ne që bëmë reformën në 2014. Nëse merr pensionistët që kanë dalë pas reformës, kanë pensione më të larta, sepse në Shqipëri nuk kishte sistem pensionesh por asistencë, totalisht idiot, nuk po them kriminal. Këto janë marrëzira, idiotësira, nuk bëjnë logjikë këto. Po të shpjegoj, që deri në 2013 nuk kishte sistem pensionesh Shqipëria, ishte asistencë. Nuk njihej e drejta për të marrë pension e bazuar në kontributore, por thuhej tavanin e ke 24 mijë lek dhe kush dilte në pension merrte asistencë. Merre sot një mësuese që ka dalë në pension në 2016, merre dhe një përpara 2014, ka pension më të ulët. Këto janë muhabete kot. Nuk funksion kjo ri rritja e rrogave, sepse bie shteti.

Të gjithë penesionistët që kanë dalë gjatë qeverisjes tonë kanë pensione më të larta.Pensioni del në bazën e kontributeve. Ne për pensionet e plota, e kemi mesataren 300 euro. Pensionet me vite të plota, kemi vendosur sistemin siç e ka Europa dhe bota. Ka mbetur blloku tjetër, që nuk janë të pensionuar mbi bazën e kontributeve, kanë mbetur jashtë. Janë edhe pensionet e fshatit, që nuk kanë dhënë kontribute. Ne duam të bëjmë, kemi bërë kompensime, kemi dhënë bonuse, këtu përveç pensionit, kemi shumë domethënëse që japim bonuse. Ne duam që për këta që janë me pension të plotë, ta çojmë pensionin mesatar nga 300-400 euro. Ata që janë me të ulëta, ta çojmë pensionin minimal 200 euro,” tha Rama.

Advertisement