Bota
Rekord për Greqinë rastet e COVID-19, 3.209 pozitivë dhe 60 viktima gjatë 24 orët e fundit
Dita e sotme për Greqinë ka qenë një ditë e cila ka regjistruar një rekord rastesh me COVID-19.
Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 3.209 persona, shumë më tepër nga dita e djeshme që ishin 2.422.
Numri i viktimave për ditën e sotme është 60, duke shënuar 1.288 viktima nga fillimi i shfaqjes së virusit.
Aktualisht numri i të infektuarve në Greqi është 82034. Pavarësisht masave të marra nga qeveria greke duket sikur numri i rasteve të reja vetëm po rritet