Connect with us

Aktualitet

Edhe kjo shkollë do të ketë të gjitha kushtet

Pas miratimit të Buxhetit 2021, Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkise Kastriot Gurra ishin në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Polis në Librazhd. Kjo shkollë është përfshirë në shkollat e kantierit të Rilindjes për rikonstruksion të plotë.

Një nga objektivat më të rëndësishëm të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë është mbështetja në mënyrë të veçantë e nxënësve të klasave kolektive.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS kanë vijuar me shpërndarjen e tabletave dixhitale në këto klasa kolektive, në shkollën e mesme të bashkuar “Muhedin Sherifi” në Polis të Librazhdit.

“Falë partnerëve tanë dhe donatorëve, ne kemi garantuar jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë tableta dixhitale për nxënësit e klasave kolektive, në mënyrë që t’i përforcojnë akoma më shumë njohuritë e tyre edhe nëpërmjet platformës akademi.al”- është shprehur ministrja Kushi.

Ndërsa deputeti Balla dhe Kryetari i Bahkisë së Librazhdit Kastriot Gurra vunë theksin në nevojën që kjo shkollë ka për rikonstruksion:

“Deri tani janë rikonstruktuar shkollat me numër më të madh nxënësish ndërsa tashmë ka ardhur radha edhe e kësaj shkolle. Një vit më parë në Polis u invetua në rikonstruksionin e rrugës dhe vitin e ardhshëm do të investohet në këtë shkollë. 

Tashmë shkollat rikonstruktohen me standarde të njëjta në të gjithë vendin, qytet e fshat. Edhe kjo shkollë do të ketë të gjitha kushtet për të garantuar një zhvillim mësimi normal” tha Balla.

Ndërkohë ministrja Kushi u shpreh e kënaqur nga respektimi i masave anti-Covid në këtë shkollë, që në hyrje, por edhe brenda në të gjitha klasat.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *