Connect with us

Kronike

‘Laert Haxhiu më urdhëroi të ekzekutoja kushëririn tim’/ Dëshmia tronditëse e Tafanit: Avokati quhej…

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani po dëshmon për herë të parë në Gjykatën e Posaçme, ku ai ka rrëfyer 17 krime të bandës së Laert Haxhiut.

Më konkretisht bëhet fjalë për vrasjet e:

  • Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 në Athinë
  • Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021 në Korçë
  • Çajup Selimit, 1 Qershor 2021 në Tepelenë
  • Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 në Athinë
  • Alban Semakut, 17 Tetor 2021 në Peqin
  • Albi Bashaliut, 27 Dhjetor 2021 në Elbasan

Si dhe një sërë krimesh të tjera si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie.

Një prej tyre është edhe tentativa për të vrarë avokatin Adriatik Guri, ku gjatë seancës së sotme në GJKKO, i penduari Artan Tafani ka rrëfyer planin e e urdhëruar nga Laert Haxhiu.

Sipas Tafanit, Adriatik Guri ishte kushlëriri i tij, teksa Laert Haxhiu donte ta vriste pasi dyshonte se avokati po ndihmonte kundërshtarët e tij. Por, avokatik Adriatik Guri ka shpëtuar falë një fqinji të tij.

“Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin. Ndërkohë, unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, sepse sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta, njëkohësisht, kishin kamerat e policisë, kishin edhe kodin. Këta më ruanin edhe mua. Lulzim Arapi erdhi te shtëpia, solli një pistoletë “CZ” me dy silenciatorë. Vazhdonim ta ruanim avokatin. Unë rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati, dhe i thashë që nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi. Një natë na iku ai. Unë u përfshiva nga frika, jo për lekë. Tha ai (Laerti): “Do bëhet.”

Lulzimi ishte gati ta qëllonte. Ishim te hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment, e dalloi një komshi aty dhe i tha: “Çfarë bën?” Fati i avokatit, e shpëtoi Zoti. Më pas, Laerti e anulloi, tha: “Nuk do e bëjmë avokatin.” Laerti ishte në Greqi, na urdhëronte nga andej.” – ka rrëfyer në GJKKO Artan Tafani.

Advertisement