Connect with us

Aktualitet

A duhet të përdoren bombolat e oksigjenit në shtëpi dhe si? Mjeku nga Italia sqaron se …

Të frikësuar nga ajo që mund të ndodhë përballë faktit që numrat po rriten çdo ditë e më shumë në Shqipëri, javët e fundit ka pasur një fluks të qytetarëve që kanë vrapuar për t’u pajisur me bombola oksigjeni për të shmangur shtrimin në spital. Kjo ka sjellë edhe incidentet e para, teksa pak ditë më parë në banesën e një të moshuari shpërtheu një bombol oksigjeni.

Por si duhet që të përdoret oksigjeni në shtëpi? A duhet përdorur vetë? A duhet mjek dhe infermier?  Këtyre pyetjeve u dha përgjigje për “ABC”-në në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi, mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci. Ai kërkoi që të bëhet shumë kujdes dhe të mos përdoret pa dijeninë e mjekut.

Oksigjeni që përdoret është oksigjen sanitar, steril, i kontrolluar për përdorim spitalor. Duhet të jetë i kontrolluar nga organet, të palejuara, nuk i këshilloj. Oksigjenimi është terapi dhe nuk është se mund ta përdorim vetë duke mos ditur disa të dhëna mjekësore që duhet të jepen nga mjeku apo një infermier që ndjek një pacient në shtëpi, që nuk ka nevojë për ndihmë intensive, por oksigjeni mund të jepet në flukse shumë të ulëta. Një pacient që ka nevojë për 4 litra mund të qëndrojë në shtëpi, ndryshe ka nevojë për ndihmë spitalore”.

Po a mund të dëmtojë përdorimi pa masë i oksigjenit? “Hiper-oksigjenimi kur nuk është i domosdoshëm shkatërron, është dëmtuese për shëndetin. Nëse përdoret në shtëpi duhet të ketë matje të oksigjenit në gjak. Duhet të jeni përherë të lidhur me mjekun e familjes” tha ai. Ai kishte edhe një këshillë për përdorimin e ilaçeve. “Ilaçet mund të çojnë në hemorragji nëse nuk përdoren në masën e duhur”. “Vaksina nuk do të jetë e gatshme për të luftuar këtë valën e dytë. Besoj nga fillimi i pranverës mund ta kemi vaksinën për ta përdorur në popullatë” u shpreh më tej ai.

Por çfarë po ndodh në Itali? “Kemi një rritje të qëndrueshme, por nuk është shpërthyese. Numri i personave që do të humbin jetën do të ketë sërish rritje, e dimë këtë. Kemi 3700 pacientë në terapi intensive. Pandemia ka një valë të dytë, në mos edhe një të tretë. Por nuk pati një përgatitje shumë të lartë në spitale, u detyruam që të kthehemi si në mars. Sëmundjet e tjera janë lënë në një anë, bëjmë vetëm urgjentet” përfundoi ai./

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *