Bota
Macron: Franca do të bëjë analizën e vet mbi sulmet amerikane ndaj Iranit

Emmanuel Macron tha se Franca do të bëjë analizën e vet mbi dëmin e shkaktuar në centralet bërthamore të Iranit nga sulmet amerikane.Presidenti francez tha se do të takohet më vonë me kreun e agjencisë mbikëqyrëse atomike të OKB-së në Paris.“Po e finalizojmë analizën tonë me gjithçka që kemi dhe më pas ajo do të përballet me analizën e vendeve të tjera të interesuara, padyshim amerikanëve, evropianëve të tjerë, izraelitëve”, deklaroi ai.

