Connect with us

Bota

Vaksina, dhuratë për Krishtlindje/ BioNTech nis në muajin dhjetor shpërndarjen

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, mund të autorizojnë për përdorim emergjent  vaksinën e Pfizer dhe BioNTech në mes të Dhjetorit, sipas ekzekutivit të firmës gjermane, ndërkohë që rezultatet përfundimtare treguan një normë të suksesit prej 95%, pa efekte anësore serioze.  Në një intervistë për Reuters, Ugur Sahin, tha se nëse gjithçka shkon mirë, Administrata e Barnave dhe Ushqimeve(FDA) mund të japë miratim emergjent në mes të Dhjetorit, ndjkeur nga një miratim me kusht nga Bashkimi Europian, në gjysmën e dytë të muajit.  Ai shtoi se mund të quhet si një dhuratë për Krishtlindje.

“Nëse gjithçka shkon mirë, mund të nisin furnizimin e vaksinës në Europë dhe SHBA në gjysmën e dytë të Dhejtorit dhe mund ta shihni këtë si dhuratë për krishtlindje.   Ne po punojmë për një formulim që të na lejojë kushte më të mira të transportit dhe ruajtjtes.  Kjo do të varet nga kërkesat që do kemi dhe nëse kushtet janë respektuar”

Efektshmëria e vaksinës ishte thuajse e njëjte në grup-mosha dhe raca të ndryshme, ç’ka përbën një lajm pozitivë pasi sëmundja ka goditur në mënyrë jo të barabartë të moshuarit dhe personat me ngjyrë.  Norma e suksesit ishte gjithashtu më e lartë se ç’kërkonin rregullatorët. Nga 170 vullnetarë që morën Covid-19 në provën prej mbi 43,000 njerëz, 162 kishin marrë një placebo dhe jo vaksinën, ç’ka nënkupton një efektshmëri prej 95%.  Sahin tha se kërkesa për autorizim të përdorimit emergjent do të aplikohet këtë Javë.

“Zbulimi më i rëndësishëm është se këto janë të dhënat e fundit të efektivitetit, e për rrjedhojë, prova klinike ishte e suksesshme në të gjithë objetkivat. Kemi një normë të mbrojtjtes prej 95% nga vaksina.  Mbrojtja funksionon mirë pavarësisht moshës së pjesëmarrjësve, me një normë të efektshmërisë mbi 94% tek personat në moshë 65-vjeç e sipër.”

Ekzekutivi i BioNTech shtoi se është e rëndësishme që të vaksinohen sa më shumë njerëz në Hemisferën e Veriut, përpara dimrit të ardhshëm.  Sahin tha se nuk sheh ndonjë konkurrencë në 9 muajt e para dhe se çdo vaksinë me shumë gjasa do mirëpritet dhe përdoret.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *