Connect with us

Pinknews

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, aktori i njohur, Van Damme shpreh ngushëllimet për shokun e tij

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në një postim prekës nga një spital në Francë, ku tha se nodhej pas një operacioni në shpinë, Van Damme, ngushëlloi familjen e mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel. Madje u çua edhe në këmbë e bëri simbolin e shqiponjës.

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, thotë Van Damme në video.

Të dielën në mbrëmje, në lagjen Itterbeek të Anderleht në Belgjikë, u vra 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, i njohur si “Noel”. Ai ishte pronar i kafenesë “Maison Haute” dhe një apartamenti sipër saj që e kishte dhënë me qira.

Konflikti nisi mes tij dhe qiramarrësit, i cili jetonte në katin e tretë dhe që më herët atë ditë ishte dëbuar nga apartamenti. Qiramarrësi e kishte kërcënuar se do të kthehej atë mbrëmje pas grindjes. Rreth orës 20:30 u dëgjuan katër të shtëna në kafene. Noeli u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve,

Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe përjashtoi pistën e trafikut të drogës, duke dyshuar për konflikt personal.

Miq dhe banorë të zonës e përshkruajnë viktimën si një njeri të mirë dhe të gatshëm për të ndihmuar. Shumë prej tyre shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen në rrjetet sociale.

 

 

Advertisement