Connect with us

Politike

Berisha denoncon: Narko-qeveria dhe SKAP-i po mashtrojnë, korrupsionin e bën kreu i IMT, por arrestohet shoferi i tij

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal në lidhje me arrestimet e inspektorëve të IMT-së.

Berisha shkruan se korrupsionin e bën vetë drejtori i IMT, Rigers Sheqeri, por SPAK ka arrestuar vetëm shoferin e tij, ndërkohë që inspektorët e tjerë janë liruar.

POSTIMI I PLOTË

Qytetari dixhital denoncon mashtrimin për arrestimet për resortin pa leje në Kepin e Rodonit.

Asnjë inspektor nuk është arrestuar!

Përgjegjës direkt është Rigers Sheqeri, drejtor i IMT, por edhe në këtë rast për SKAP-in e partisë, përgjegjës është shoferi!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik dhe mbrojtjen e korrupsionit nga SKAP-i i partisë dhe mediat e qeverisë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirëmëngjes Doktor!

Dje gjoja në mënyrë të bujshme nga mediat e paguara nga inceneratoret doli lajmi se SPAK godet korrupsionin në IMT, duke arrestuar dy inspektorë dhe duke shpallur dy të tjerë në kërkim. I gjithë ky lajm që flet gjoja mbi korrupsionin e administratës u shpërnda në mënyrë të menjëhershme nga vetë mediat e qeverisë, por në fakt e vërteta është krejt tjeter.

Inspektoret janë lënë të lirë, sepse ne fakt kjo çështje nuk ka lidhje me inspektorët, por ka lidhje drejtpërsëdrejti me drejtorin e korruptuar të IMT, Rigers Sheqeri, i cili pasi lejoi gjithë ndërtimet pa leje duke mbyllur sytë e duke rrjepur me ryshfet qytetarët, kërkon që korrupsionin e tij të cilin e ushtronte nëpërmjet shoferit të tij, gjobëmbledhësit të gjobave korruptive të Rigers Sheqerit, sot na del gjoja me njoftim se IMT distancohet nga këto veprime të turpshme.

Ne fakt inspektorët janë liruar dhe i vetmi që është mbajtur në arrest është shoferi personal i të korruptuarit Rigers Sheqeri.

Pse u liruan inspektorët? Ç’kërkonte shoferi i Rigers Sheqerit nëpër biznese duke mbledhur para?

A mund të vepronte qeni besnik i Rigers Sheqerit pa urdhrin e padronit të tij të korruptuar?

Advertisement