Connect with us

Politike

Plan për drejtimin e PD? Ervin Salianji: Jam në takim me demokratët, po diskutojmë

Demokrati Ervin Salianji ka kërkuar një riformatim të thellë të opozitës dhe ndërtimin e një strategjie reale për të përballuar qeverinë Rama. I ftuar në emisionin e “Real Story”, Salianji theksoi se është koha për një opozitë funksionale, e cila nuk duhet të mbështetet vetëm te votat e Sali Berishës.

Duke folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike, Salianji pranoi se PD nuk po kalon një moment të mirë, por theksoi se përmirësimi i saj është në interes të qytetarëve.

“Duhet të bëjmë një opozitë se si të mundim Edi Ramën, pa votat e Sali Berishë që të flasim troç apo jo. Ne duhet të gjëmë të gjithë mekanizmat e duhur që t’i japim drejtim kësaj situate. Duhet të gjejmë mekanizmat si shoqëri, që të këtë demokraci të shëndetshme dhe të ketë institucione dhe qeveria që kontrollohet dhe opozitë të shëndetshme që bën kontrollin e plotë. PD nuk është sot në ditët më të mira, sepse ndryshe nuk do bënim këtë diskutim. Duke u përmirësuar PD i shërbejmë interesit publik”, tha ai.

I pyetur nëse synon një funksion konkret politik, Salianji sqaroi se aktualisht nuk ka ambicie për poste, por është i fokusuar në ndërtimin e një grupimi të ri dhe gjithëpërfshirëse brenda opozitës. Salianji theksoi se është koha për bashkim të kontributeve dhe aktorëve opozitarë, për të ndërtuar një front të qartë përballë qeverisë.

“Nëse do kisha ambicie për një funksion tani do kisha dalë do kisha lëvizjen dhe pasja do vija këtu. Unë e bëj politikën ën atë formë, që nis lëvizjen dhe pastaj vij e diskutim se pse po e bëj këtë lëvizje. Në këtë moment unë jam duke diskutuar dhe takuar demokratë të tjerë, të cilët kanë po njësoj, mbase nuk kamë marrë kosto dhe kanë bërë sakrificë dhe të kenë bërë burg, sepse ai ishte një burg jo për interesin tim personal, por për kauzë e opozitës. Nuk jam në atë fazë, që unë dua të kem një funksion. Jam në fazën, që PD duhet t’i përfshijë të gjithë, qoftë dhe pjesë e tjera të mozaikut opozita për të gjetur mekanizmat e duhur që të fitojmë dhe në këtë kuptim nuk mund të flas sot para, ndërkohë që nesër ka vendimmarrje për aksionin e opozitë në strukturat e partisë. Opozita nuk ka luksin të bëjë me gafa të tilla siç i la në tavolinë Ramës një tufë me mandate. Unë do jem në jetën politike padiksutim duke kontribuuar si opozitar gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Advertisement