Kosova
Vrasja e lopës së fqinjit nuk të jep më shumë qumësht/ Kosova ‘kryqëzohet’ kurse Serbia shpërblehet

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më të thellë” në lidhje me pezullimin e Dialogut Strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Këshilli thotë se Ky zhvillim duhet të shërbejë si një thirrje për veprim të menjëhershëm për udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës.
AARC thotë se qe një kohë ka paralajmëruar për një erozion në partneritetin Kosovë-SHBA dhe se pamundësia dhe mosgatishmëria për t’u angazhuar në dialog ka krijuar polarizim ekstrem në Kosovë.
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane tha se në të njëjtën kohë, duhet të theksohet edhe padrejtësia e thellë të situatës aktuale.
“Ndërsa Kosova qortohet rëndë, Serbia – lidershipi i së cilës është rreshtuar hapur me Rusinë dhe Kinën, dhe e cila sponsorizon paqëndrueshmërinë rajonale, duke përfshirë edhe inkursionet paraushtarake në Kosovë – shpërblehet me vizita të nivelit të lartë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe diskutime për partneritet strategjik”.
Megjithatë, ky realitet nuk e liron Kosovën nga përgjegjësitë e saj, thotë Këshilli.
“Për të parafrazuar një parabolë ballkanike: vrasja e lopës së fqinjit nuk të jep më shumë qumësht. Kosova duhet të shikojë brenda vetes, të ndërmarrë veprime korrigjuese dhe të demonstrojë pjekurinë e institucioneve dhe lidershipit të saj politik”.
Këshilli thotë se veprimet për ushtrim sovraniteti janë të drejta në parim, por në praktikë, nuk ka sovranitet për Kosovën pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

