Bota
Trump diferencon presidentin turk nga liderët e tjerë/ Erdogan pritet me nderime të veçanta, ja gjesti i presidentit amerikan

Pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan udhëtoi drejt Uashingtonit për të zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin amerikan Donald Trump.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte gjesti i veçantë i Trump-it për të mikpritur Erdoğan dhe bashkëshorten e tij në Blair House – rezidencën e njohur zyrtare të mikpritjes së udhëheqësve të huaj, që nuk përdoret shpesh.
Ky akt konsiderohet si një simbol i marrëdhënieve të ngrohta dhe respektit të veçantë midis dy liderëve dhe vendeve të tyre. Në momentin që Erdoğan dhe Emine Erdoğan mbërritën në Blair House, një numër i madh qytetarësh turq dhe media lokale shfaqën interes të madh, ndërkohë që Shërbimi Sekret amerikan kishte marrë masa të rrepta sigurie.
Takimi zyrtar në Shtëpinë e Bardhë pritet të jetë i rëndësishëm dhe do të përqendrohet në çështjet e Gazës dhe Sirisë, ndërsa pas tij dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

