Pinknews
“O vëllai jem bre…”/ Lot dhe ulërima, Gjesti shkon tek vendi i ngjarjes ku humbi jetën vëllai i tij

Një lajm i dhimbshëm ka mbërritur sot për fituesin e “Big Brother VIP Albania”, Gjesti. Pasditen e kësaj të premteje, pranë fshatit Qungur, ndodhi një aksident i rëndë rrugor, ku për fat të keq humbi jetën vëllai i tij, Eldion Kelmendi. Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe të gjithë ndjekësit e Gjestit, të cilët e kanë përjetuar me shumë dhimbje këtë humbje të papritur.
Gjesti, i cili vetëm pak muaj më parë përjetoi momentin më të lumtur të karrierës së tij duke u shpallur fitues i spektaklit më të ndjekur në vend, këtë herë është përballur me dhimbjen më të madhe të jetës. Në rrjetet sociale, jane ndare momentet kur Gjesti shkon tek vendi ku i vellai nderroi jetë.
“O vëllai jem bre…”, fjalë që shprehin pikëllimin e tij të thellë dhe humbjen e pazëvendësueshme.

