Connect with us

Bota

Rusët kapin spiunin, përcillte informacion tek amerikanët, e dënojnë me…

Një gjykatë ruse dënoi me 13 vjet heqje lirie një shtetas rus nën akuzat e spiunazhit për llogari të Shteteve të Bashkuara.

Lajmi u njoftua të premten nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB). Më 17 nëntor, një gjykatë e rajonit të Bryansk-ut e shpalli Yuriy Yeshchenkon “fajtor për tradhti të lartë”, thuhej në deklaratë, ku shtohej se ai do ta vuante dënimin “në kushte të rënda” në një objekt të sigurisë së lartë.

Sipas FSB-së, zoti Yeshchenko ishte përpjekur t’i përcillte CIA-s informacione sekrete ushtarake rreth Flotës Veriore të Rusisë dhe se ishte vetëdeklaruar fajtor ndaj akuzave për spiunazh dhe kishte thënë se “pendohej për ato që kishte bërë”.

Yuriy Yeshchenko punonte për mirëmbajtjen e sistemeve radio-elektronike të përdorura nga anijet e Flotës Veriore, tha FSB. Nga viti 2015 në 2017 ai kopjoi dokumente ushtarake dhe vendosi kontakte me CIA-n në vitin 2019.

FSB arrestoi Yeshchenko në rajonin e Bryansk në korrik 2019, kur ai u përpoq të transmetonte sekretet shtetërore në CIA, thuhej në deklaratën e agjencisë ruse të spiunimit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *