Politike
Fredi Beleri jep lajmin: Së shpejti mbyllet traktati, Rama marrëveshje me Mitsotakis
Eurodeputeti Fredi Beleri, thotë se Shqipëria dhe Greqia synojnë të mbyllin traktatin e miqësisë brenda vitit dhe të dy palët po i negociojnë të gjitha çështjet.
“Kur dy shtete flasin, secili nga ato shtete vë në tavolinë pretendimet e veta dhe shqetësimet. Unë dëgjoj nga dy palët që po i negociojmë të gjitha dhe do mbyllim një traktat miqësie brenda këtij viti. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj për deklaratat e tyre dhe si shtetas që e ndaj jetën mes dy shteteve, do isha shumë i lumtur të avanconin dhe dua të them që nuk është e vërtetë që me të majtën greke kanë qenë marrëdhëniet më të mira. Unë besoj që marrëdhëniet dhe marrëveshje të sakta janë firmosur me të djathtën greke. Edhe traktati i miqësisë ishte e djathta në qeveri kur u firmos. Ishte Stefanopullos”, tha eurodeputeti.
Beleri tha se ministri grek i Jashtëm dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis që udhëheqin politikën e jashtme greke ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar në parlamentin grek për integrimin europian të rajonit dhe për avancimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
“Kishte dhe një lajm tjetër nga Greqia. Ministri i jashtëm grek vajti në komisionin e jashtëm të parlamentit grek dhe informoi kolegët e vet deputetë për hapat që do ndërmarrë, hapa konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe veçanërisht për marrëdhënien me Shqipërinë dhe atje po të dëgjoni nuk është gjë është publike. Po të shikoni se çfarë tha, nuk do më pyesnit fare. Pra, ai që sot vendos politikën e jashtme greke është ministri jashtëm dhe kryeministri zoti Misotakis. Nuk mund të flas para tyre, po dua t’u ngelem deklaratave që bëjnë ata. Unë besoj se është një kohë e mirë për të avancuar marrëdhëniet. Duhet të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara të zgjidhen. Secili shtet ka pretendimet e veta. Të gjitha këto zgjidhen me një negocim. Secili vë fuqinë e vetë në tavolinë edhe pretendimet e veta dhe merr atë që i lejon mundësia që ka.”,tha Beleri