Connect with us

Bota

Studimi: Pacientët e infektuar me COVID-19 kanë imunitet për 6 muaj

Një studim nga Universiteti i Oxford-it ka dalë në konkluzionin se nëse infektoheni me COVID-19 nuk ka shumë të ngjarë që të infektoheni sërish të paktën për 6 muaj.

Rezultate të tilla janë tejet pozitive për më shumë 55 milion të infektuar në shkallë globale.

Në studim u përfshinë 12,000 punonjës të kujdesit shëndetësor, nga ata që u infektuan me COVID-19, asnjë nuk u ri-infektua brenda kësaj periudhë afatshkurtër.

David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, i cili punoi gjithashtu dhe në studimin e bërë tha:

“Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri. Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”.

Eyre u shpreh se pasi ndoqën njerëzit e infektuar për 6 muaj, të gjithë studiuesit ishin të etur për të ndarë rezultatet e tyre.

Ndërkohë që dy nga vaksinat ajo e Pfizer dhe Moderna ka treguar efektivitet deri në 95 % në fazat përfundimtare të studimit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *