Bota
Nuk ndalen rekordet e infektimeve me Covid-19 në Greqi, 72 viktima
GREQI- Në shtetin fqinj Greqinë, numri infektimeve dhe vdekjeve me COVID-19 nuk di të ndalet.
Vetëm gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 2.581 qytetarë pasi kanë kryer tamponin.
Numri i personave që kanë humbur betejën e vështirë me virusin për ditën e sotme është 72, shifër e cila është tepër shqetësuese, duke arritur 1.419 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Qeveria greke është duke përditësuar vazhdimisht masat për parandalimin e infektimeve por lufta kundër armikut të padukshëm COVID-19, është definitivisht një luftë e vështirë. Mbetet ende konstant numri i rasteve të infektimeve në Greqi duke shënuar çdo ditën një rekord të zi.