Connect with us

Politike

Numërohen 93 nga 116 kuti në Berat, kandidati i PS kryeson me mbi 8 mijë vota diferencë

Kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar në Berat, kandidati i Partisë Socialiste Ervin Ceca rezulton fitues me të paktën 84% të votave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 3 të mëngjesit janë numëruar 93 nga 116 kuti votimi.

Rivali i pavarur i kandidatit socialist, Pavlo Shkarpa i mbështetur nga opozita ka marrë vetëm 15.83% të votave.

Ervin Ceca- PS 10.453 vota (84.17%)

Pavlo Shkarpa- I pavarur 1966 vota (15.83%)

LAJM I PERDITESUAR

BERAT/ PS fitore të thellë me 83%, kandidati i mbështetur nga PD merr vetëm 17% të votave

Partia Socialiste ka marrë fitore të thellë edhe në bashkinë e Beratit. Kandidati i PS, Ervin Ceca ka fituar me 83.35% të votave, ose 13050 vota. Një diferencë shumë e thellë krahasuar me vetëm 2607 votat (16.65%) që ka fituar Pavlo Shkarpa, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD.

Advertisement