Connect with us

Bota

Akuza për korrupsion/ Netanyahu i kërkon zyrtarisht falje presidentit izraelit Isaac Herzog

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit izraelit Isaac Herzog , njoftoi sot presidenca.

“Zyra e Presidentit është në dijeni se kjo është një kërkesë e pazakontë, e cila mbart pasoja të rëndësishme. Pas marrjes së të gjitha opinioneve përkatëse, Presidenti do ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi dhe seriozitet”, tha zyra e Herzog.

Mediat e huaja shkruajnw se nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyra e kryeministrit. Netanyahu po përballet me një gjyq të gjatë për korrupsion. Ai i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm

Advertisement