Shkrime
Në 3 vite Ramës ia kanë thyer të gjitha brinjët e pushtetit, por çdo ditë po ndihmohet nga Doktor Berisha
Namir Lapardhaja
Mjafton të ndjekësh konferencën e Sali Berishës pas çdo operacioni të SPAK dhe e kupton pse nuk përfiton opozita nga goditjet që merr qeveria. Nuk ka shërbim më të madh që i bëhet Edi Ramës.
Në çdo dalje krijon legjenda dhe alibi që gjithçka që bëhet është me porosi dhe me dijeni të Ramës, madje Rama është dirigjenti dhe orkestruesi më i madh.
Të njëjtën gjë bëri edhe dje me operacionin e SPAK ndaj zyrtarëve të AKSHI-t dhe disa biznesmenëve të lidhur me pushtetin.
Duke krijuar idenë se Rama kontrollon çdo goditje që bën Prokuroria e Posaçme, nuk bën gjë tjetër vetëm se kthehesh në shërbëtor të pushtetit. Po mirë, thonë njerëzit, i mirë ky Rama, po e lufton korrupsionin. Pse ta ndryshojmë me këta të tjerët që e quajnë SPAK organizatë kriminale, mbajmë Ramën që uron ish-kreun e SPAK për punë të mirë dhe mirëpret kreun e ri, pavarësisht se në 3 vite ia kanë thyer të gjitha brinjët e pushtetit, duke i vajtur deri në kryeministri.
Sërish Rama me gurë ndër dhëmbë arrin ta mposhtë zemërimin dhe ta tejkalojë hidhërimin, sepse e di që do dalë Saliu dhe do ta bëjë detyrën që i është caktuar më mirë se kushdo tjetër.