Bota
Nga djalosh i thjeshtë në shpresë për botën, kush është doktori që krijoi vaksinën e COVID
Dr. Uğur Şahin u bë një shpresë për botën me shpikjen e vaksinës së koronavirusit që zhvilloi me gruan e tij Özlem Türeci.
Fotografitë e Şahin, i cili ishte ndër 100 njerëzit e pasur të Gjermanisë, veçanërisht me studimet e tij në fushën e kancerit, u zbuluan gjatë viteve të para që ai shkoi në këtë vend.
Por askush nuk do ta besonte se si ishte jeta e tij para se të emigronte, derisa një foto në rrjete sociale të qarkullonte.
Sipas medias turke, ai emigroi në Gjermani nga rrethi İskenderun i Hatay kur ishte 4 vjeç, me familjen e tij. Një foto ku doktori shfaqet me familjen e tij të thjeshtë. Tashmë ai është partneri themelues i kompanisë me bazë në Gjermani “BioNTech”.
Sahin beson se vaksina kundër koronavirusit do të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, por thekson se do të zgjasë para se infeksioni të vihet nën kontroll.
Drejtori gjeneral i kompanisë bio-teknologjike “Biontech” nga Mainz, një nga 17 kompanitë në mbarë botën që po punojnë në zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit, ka thënë gjatë një interviste dhënë për Ëall Street Journal, se do të jetë i nevojshëm testimi para se vaksina të përdoret.
Sipas Sahin, virusi tashmë është përhapur shumë, janë infektuar shumë që sipas tij do të thotë se ndoshta duhen dhjetë vite të arrihet imuniteti i tufës.
“Konsideroj se imunitetin mund ta arrijmë nëse mbi 90 për qind e popullatës është imune”, ka shtuar eksperti Sahin.
Sipas tij, arritja e këtij qëllimi është e mundur nëse prodhues të ndryshëm të njëjtën kohë ofrojnë në treg vaksina të ndryshme.
“Nuk kemi për qëllim të garojmë. Për t’u kujdesur për 7 miliardë njerëz në botë, duhet të marrin pjesë shumë kompani. Vaksina është një shans që ta vëmë nën kontroll pandeminë. Një kompani nuk mundet e vetme ta furnizojë gjithë botën”, tha Sahin.
Top Channel