Aktualitet
Berisha jashtë Kuvendit: Rama sot shënoi shënoi fundin dhe vetëvrasjen e tij politike
Partia Socialiste nuk ia dorëzoi SPAK-ut ish-zv.kryeministren belinda Balluku për të cilën kërkohej arrestimi. PS dhe PD dolën me dy raporte të ndara, ndërsa me 82 vota pro dhe 42 kundër u rrëzua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut. PS kaloi direkt në votim, pasi PD nuk lejoi zhvillimin e saj duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Jashtë kuvendit, Berisha u bashkua me protestuesit: Ju i tmerruar sot deputetet e Rames, iken fshehurazi. Kjo eshte koha per ndryshimin e madh. “Keni ardhur këtu në mbrojtje të Kushtetutës, dinjiteti njerëzor, interesave të çdo shqiptari nga një organizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbuluar krimet. Rama sot shënoi shënoi fundin dhe vetëvrasjen e tij politike. Nuk votoi për Ballukun por për të mbrojtur veten dhe krimet e tij.” – u shpreh, mes të tjerash, Berisha.
“Burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur në mbrojtje të Kushtetutës, të dinjitetit njerëzor, të interesave të çdo qytetari shqiptar nga një organizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e veta. Sot Edi Rama kreu i organizatës kriminale shënoi vetëvrasjen e tij politike, fundin e tij politik. Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i krimit. Sot ai nuk votoi për lubi Ballukun, votoi për veten e tij, për vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer. Në historinë kombëtare s’ka pasur njeri me standarde më të ulëta njerëzore se ky njeri. Theksoj prapë, është puna, qëndresa, protesta, kryengritja juaj që bëri që sot ai të dalë para mbarë shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë kombëtare, si qeveritar i më i poshtëruar në Europë. S’ka qeveritar në Europë që të ketë vjedhur me qindra herë pasurinë e qytetarëve. S’ka qeveritar në Europë që për të mbrojtur krimin të mbyllë dyert. Kjo që ndodhi sot është autorizim i plotë për kryengritjen më të fuqishme të qytetarëve shqiptarë kundër tij. Është kushtrim i plotë të vazhdojmë të pamposhtur kryengritjen tonë paqësore deri në largimin e tij nga pushteti. Kjo që ndodhi sot është apel për ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do këtë vend të bashkohet për të larguar qeveritarin më të poshtëruar, Edi Ramën. Le të vazhdojmë ne këtë betejë. Edi Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit, por dosja e tij s’mbyllet kurrë. Në varrin e tij do të shkruhet këtu prehet një kryehajdut. Kjo është pranvera jonë!
Balliu: Hajdutët në pushtet po vjedhin qytetarët, koha për ndryshim është tani
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës që po mbahet jashtë Kuvendit, tha se qytetarët shqiptarë janë të detyruar të reagojnë kundër një qeverie që prej 14 vitesh ka përfituar nga paratë e tyre dhe ka larguar 1.4 milionë shqiptarë nga vendi.
Balliu u shpreh se vetëm largimi i “hajdutëve” nga pushteti mund të sigurojë drejtësi dhe transparencë, duke vënë në pah rolin e dështuar të institucioneve që duhet të mbronin qytetarët.
Gjatë fjalës së tij, deputeti theksoi se qeveria dhe kryeministri Edi Rama janë përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë, për pengimin e drejtësisë dhe për kërcënimin e integritetit të gjyqësorit, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit janë përdorur për të penguar protestuesit dhe jo për të ndjekur hajdutët.
Balliu bëri thirrje që policia të bashkohet me qytetarët për të mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa nënvizoi se vendi nuk mund të qëndrojë më nën pushtetin e “narkokryeministrit” dhe administratës së tij.
Sipas Balliut, kjo qeveri ka mbi kurriz lotët e familjeve të ndara nga kurbeti, gjakun e viktimave të përplasjeve të bandave dhe boshllëkun e xhepeve të qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në pengimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Protestuesit e PD nisin përplasjen me policinë te Kuvendi, hidhet sprajt drejt drejt militantëve! Mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Pasi mazhoranca socialiste rrëzoi me 82 vota kundër këkerkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj, protestuesit e Partisë Demokratike kanë nisur përplasjen me forcat e policisë të cilët kanë rrethuar Kuvendin.