Connect with us

Kronike

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të plagosur

Plagosje me thikë në pazarin e vjetër të Korçës. Të përfshirë në sherr janë dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.

Korrespondentja  Dhorjela Çule raporton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.

Pas kësaj,njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër.

Lajmi i perditesuar

Paraprakisht, nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të hapësirës publike duke pasur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë në total 4 persona, dy vëllezër me dy vëllezër të tjerë. 3 prej tyre kanë marrë mjekimin në spital dhe do të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt.

Nga konflikti ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy të tjerët kanë dëmtime të lehta nga karriget.

Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur në zonën e pazarit në Korçë.
Konflikti ka ndodhur rreth orës 08:00, midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç.
Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement