Connect with us

Politike

“Të fortët e lagjeve duhen bërë shembull!”, Balla apel Policisë së Shtetit

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ndal te aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe la të plagosur një të tretë.

“Të fillojmë të kuptojmë se si zbatohen ligjet tona. Nëse ne si Kuvend do mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Po diskutoja edhe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve…Zoti Manja më shpjegoi raste të tjera edhe në vende të tjera, përgjigja jonë do të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësinë të ndryshojmë Kodin”, u shpreh Balla, duke paralajmëruar ndërhyrje në Kodin e Qarkullimit Rrugor.

Kishte një apel për Policinë e Shtetit.

“Këta të fortët e lagjeve duhen bërë shembull të gjithë, nuk kanë përse të kenë fare patentë. Duhen kontrolluar mëngjes, drekë e darkë!”, tha ai.

Sa i takon akuzave të opozitës ndaj ministrit Ferit Hoxha, i quajti ‘sulme personale’, ndërsa debatoi nga foltorja me kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Advertisement